Dibër/ Kandidatët socialistë prijnë në vota në të katra bashkitë

Deri tani në qarkun Dibër janë numëruar 29 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 67.93% të votave. Ndërsa kandidati i BF Ismail Uka është rreth 26.82% ndërsa kandidati i PD Naim Gazidede është 5.25%.
Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 24 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.61% të votave, ndërsa rivali i sa Bedri Hoxha nuk i kalon 44%.
Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.02% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i BF shkon 32.98% të votave.
Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.59% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha Meta, Defrim Fiku shkon 39.41%.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



