Do arratiset si "Tigri" Ahmetaj?/ SPAK i mësyn në shtëpi dhe në zyrë, Erion Veliaj reagon me mesazh të koduar!

Mëngjesin e sotëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kryer kontrolle në banesë e Erion Veliajt, por edhe në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veliaj ka hedhur një foto tigri ku shkruan, "Mirëmëngjes nga Kopshti Zoologjik i Tiranës". Kujtojmë që me nofkën "Tigri" njihet Arben Ahmetaj i cili u arratis jashtë shtetit dhe refuzoi të përballej me drejtësinë, ndonëse është ende në kërkim.
Alfapress.al ka mësuar se kohët e fundit pas intesifikimeve të hetimeve të SPAK ndaj tij, Erion Veliaj në rrethin e ngushtë ka deklaruar se "Ja bëri mirë Arben Ahmetaj që iku".
Me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot edhe telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt.
Telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.
Kujtojmë se Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

