
''Do ta kërkoj dorëheqjen dhe në forume...''/ Ish-kandidati për deputet i PD, Tedi Kopliku: Berisha të largohet! Neni e thotë qartë, ai që humb të ikë

Ish-kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, Tedi Kopliku i cili është konsideruar si një prurje e re cilësore, ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.
Kopliku ka thënë për Report Tv se PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë ‘që kush humb zgjedhjet’ jep dorëheqjen.
“Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim ‘zgjedhje’ për kryetarin e PD. Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që Partia Demokratike e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria.” -tha Kopliku.
Kopliku tha se dorëheqja e shqiptarëve nuk është halli i Berishës.
“Supozojmë se ne hyjmë në zgjedhje pa Berishën. Do merremi ne vetë me çështjen tonë të brendshme, po nuk është halli i shqiptarëve.”-tha Kopliku.
Nga ana tjetër Kopliku nënvizon se statuti është i qartë dhe se do ta kërkojë këtë në forumet e PD-së.
“Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni. Është krejt e thjeshtë po e thotë neni. Edhe kjo do thuhet në forume dhe unë do ta them.”-tha Kopliku./Shqiptarja.com

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128