Dosja e SPAK për Ballukun, zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Evis Berberi kërkoi të më takonte disa herë

SPAK ka zyrtarizuar akuzën ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa paralelisht ka kërkuar autorizim për arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve për procedurën e prokurimit të “Ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 4”.
Në dosjen hetimore përfshihet edhe dëshmia e biznesmenit Ilir Shtufi, përfaqësues i shoqërisë “Nova Construction 2012” sh.p.k., si dhe përmendet ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.
Në dëshminë e dhënë më 8 dhjetor 2025, Ilir Shtufi shpjegon rrethanat e bashkëpunimit me shoqëritë e tjera në tender. Ai deklaron se fillimisht kishte hezitime për bashkëpunimin me “Euroteorema Peqin”, pasi kjo shoqëri kërkonte mazhorancën e punimeve. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe u njoftua nga një inxhinier i kompanisë së tij se Evis Berberi kishte kërkuar disa herë ta takonte.
Shtufi pohon se pranoi takimin, duke qenë se Berberi ishte titullari i autoritetit kontraktor për tenderin ku kompania e tij synonte të konkurronte. Pas këtij takimi, sipas dëshmisë, ai vendosi të bashkëpunonte me “Euroteorema Peqin”.
Nga aktet e hetimit rezulton gjithashtu se Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimit të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejtonte, si në fazën përgatitore ashtu edhe gjatë zhvillimit të procedurës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
