Dy ministrat që mungojnë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Ditën e sotme do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë për sulmet kibernetike në Shqipëri. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë kryeministri i vendit Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Mësohet se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe do të përfaqësohen nga zv.ministrat. Pjesë e mbledhjes pritet të jetë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.
Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë. Anëtarët janë edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.
Për herë të fundit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022, për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.
-
Rama merr këshilla nga Moisiu: Burim i pashtershëm urtësie
10 Tetor, 10:16
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

