E ka me grupin Tabaku-Bardhi?/ Adriana Kalaja shpërthen sërish pas Primareve: Tradhtarëve, Sudeve, Zoti u ka rezervuar një vend në ferr!

5 Mars 2025, 19:58 / POLITIKË ALFA PRESS

E ka me grupin Tabaku-Bardhi?/ Adriana Kalaja shpërthen sërish pas

Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend të sigurt në ferr. Ajo përmend "Suden", emërtim me të cilin ka petsonifikuar dikur Jorida Tabakun dhe grupin e Gazmend Bardhit brenda PD.

“Mosmirënjohësve dhe tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend një vend të sigurt në FERR. Po të jenë dhe Sude, e kuptoni vetë ju.  E mira e kësaj pune është se, në këtë jetë, herët a vonë, merren vesh të tëra”, shkruan ajo.

Arjana Kalaja ia kishte paraqitur faturën Berishën për një vend të sigurt në listat e deputetëve që para nisjes së procesit të primareve, por duket se doli e zhgënjyer nga primaret. Gjithsesi, Kalaja ka ende kohë për të ‘luftuar’ për një vend në listë, pasi kandidatët e primareve do të kalojnë fillimisht në filtrin e Berishës, i cili do të vendosë se kush do futet në listë, e madje vetë ka deklaruar publikisht se nuk ka rëndësi pragu.

Kalaja mori 153 vota në procesin e primareve, duke kaluar pragun prej 144 votash në Tiranë. Por, Arjana Kalaja pati rezerva duke thënë se fitorja ishte për tradhtarët, ndërkohë që qarkun e Tiranës një prej më të votuarve ishte Jorida Tabaku, që iu bashkia Berishës edhe pse doli kundër tij gjatë përplasjes me Bashën.

 

Po ndodh...