
Emigrantët e 11 majit, ja rastet kur refuzohet kërkesa për të votuar

Pak ditë përpara nisjes së afatit për regjistrimin e emigrantëve që duan të jenë pjesë e parlamentareve të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi protokollin e punës për administratën që do të shqyrtojë këto kërkesa.
Dy janë rastet se kur KQZ mund të vendosë refuzimin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit dhe ato lidhen me adresën e banimit. Në mbledhjen e radhës, Ilirjan Celibashi miratoi aktin se si do të veprojë administrata e KQZ-së me kërkesat e diasporës, dukë nënvizuar se çdo kërkesë do të kalojë në filtrin e administratës.
“Vetëm dy raste merr vendim administrata dhe ajo lidhet me dokumentin e uploduar për adresën e banimit dhe nëse e kanë plotësuar seksionin e adresës”, tha Celibashi.
Partitë politike kërkuan garanci nga KQZ duke u shprehur se auditët e tyre duhet të aksesojnë të gjitha kërkesat, qofshin ato që aprovohen apo edhe ato që refuzohen.
Procesi i regjistrimit të diasporës do të fillojë mesditën e 11 janarit dhe do të kenë afat deri në 11 mars për të shprehur dëshirën për të marrë pjesë në parlamentare e 11 majit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128