Emrat/ Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, ja shqiptarët që pritet të marrin postet ministrore

Në orët e vona të së hënës u vendos përfundimisht se opozita shqiptare në Maqedoni, koalicioni VLEN, do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar, duke kaluar BDI-në e Ali Ahmetit në opozitë.
Në zgjedhjet e 8 majit VMRO-DPMNE ka siguruar 58 deputetë (nga 120 gjithsej), Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja, 18 deputetë, po aq sa partia që ndejti 7 vite në pushtet, Lidhja Social Demokrate, ndërsa koalicioni VLEN 14.
Pas konfirmimit të aleancës së re krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie. Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo të mbajë funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik. Gashi 47 vjeç, i njohur më parë si publicist, ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.
Një tjetër nga krerët e koalicionit VLEN, ish kandidati për president dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të jetë ministër i Shëndetësisë, duke dorëzuar detyrën e kryekomunarit. Taravari, me profesion mjek, rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Kryetari i LD-së, i cili u shkëput me bujë nga BDI e Ali Ahmetit, Izet Mexhiti, do të lërë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë.
Këtë të martë, 28 maj, ka nisur seanca e parë e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej dhjetë ditësh presidentja e porsa zgjedhur, Gordana Silanovska-Davkova pritet të dekretojë kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN, pothuajse i kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët do të kenë deri 6 ministra, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti me 6 deputetë që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.
Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


