Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

11 Shkurt 2025, 18:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

Erion Veliaj i ka deleguar firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetares së këtij institucioni, Anuela Ristanit.

Ky vendim vjen pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, teksa është marrë gjatë vizitës së dytë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Rama shkoi fillimisht gjatë mesditës në Bashkinë e Tioranës, ku zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët e bashkisë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi. Më pas, shkoi sërish gjatë pasdites ku zhvilloi një tjetër takim me stafin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas medieve se vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve të Bashkisë.

Gjatë pasdites së sotme, Rama ka mbledhur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku me Veliajn në burg, pranë tij ishte vetëm Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, pas arrestimit të Veliajt, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore. Ai ka thënë se po sulmohen për arsye elektorale.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.” – mësohet se ka deklaruar Rama.

Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, pas një hetimi 1 vjeçar, teksa dyshohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128