Shqipëria U-16 mposhtet në miqësore nga Hungaria
11 Shkurt 2025, 18:49 / SPORT

Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Hungarisë. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Andrea Tedesco u mund me rezultatin 0-2.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Fraksioni i dytë nisi më mirë për Hungarinë, e cila kaloi në avantazh me golin e Varga Zsolt. Më pas, miqtë dyfishuan rezultatin falë një penalltie, që u ekzekutua saktë nga Polonkai Noel.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, për miqtë në një takim ku u shfaqën më të qartë dhe më kërkues në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet të enjten, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30.
-
-
Valbona dhe Gjesti nuk dinë ‘të ndalen’: Ti mua më ke puthur
11 Shkurt, 18:34 -
EMRI/ 29-vjeçari i lënduar në gjoks, detaje nga ngjarja në Lezhë
11 Shkurt, 18:27 -
Kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës
11 Shkurt, 18:18 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





