FOTOT/ Investigimi: Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme
Belind Këlliçi nuk e ka diplomën e shkollës së mesme.
Sipas Shqiptarja.com, media e cila ka kryer investigimin, janë siguruar përgjigjet zyrtare të shkollës së mesme Harry Fultz në Tiranë, si dhe të ministrisë së Arsimit, nga të cilat rezulton, se Këlliçi nuk e ka kryer provimin e maturës.
Sipas investigimit, Belind Këlliçi ka qenë nxënës i mirë, madje me mesatar 9.7, por pasi ka mbaruar 4 vite të Harry Fultz, dega biznes, është larguar jashtë shtetit, siç është shkruar edhe në regjistër.
Por cikli i kësaj shkolle të mesme jo publike në Tiranë është 5 vjeçar, pastaj duhet të marrësh diplomën, proces i cili kryhet pasi të kryhet provimi i maturës.
Sipas shqiptarja.com, të njëjtin fakt, pra që Këlliçi nuk është pajisur kurrë me diplomën e shkollës së mesme, e konfirmon edhe Ministria e Arsimit, t e cila shprehet se në rregjistrat e maturës shtetërore nuk gjendet emri i Këlliçit.
Që do të thotë se Belind Këlliçi nuk është futur në provimet e Maturës Shtetërore, e për rrjedhojë nuk mund të jetë pajisur kurrsesi me një diplomë të vlefshme të shkollës së mesme. Kjo konfirmohet edhe nga numri i amzës së shkollës së mesme, me anë të së cilës vërtetohet se ai nuk e ka mbaruar ciklin e plotë 5 vjeçar, pasi në regjistër ka një shënim ku thuhet “është larguar jashtë shtetit” në vitin 2004-2005.
Shqiptarja.com, ndërkaq, pretendon se Belind Këlliçi, ka kryer njësim të paligjshëm të diplomës universitare, pas kthimit nga SHBA. Kjo ka ndodhur në vitin 2010 kur Ministria e Arsimit drejtohej nga qeveria e Sali Berishës dhe nuk dihet nëse dikush ka mbyllur një sy apo Këlliçi ka mundur që të mashtrojë komisionin, njësoj siç bëri edhe me universitetin amerikan.
Shqiptarja.com, thekson se njësimi i diplomës universitare nga ana e Ministrisë së Arsimit qëndron në faktin se një diplomë universitare “Bachelor”, niveli 6 i kualifikimit, sipas Kornizës Shqiptare e Kualifikimeve, është njohur si “master i shkencave”, niveli i 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në kundërshtim me ligjin nr. 10247/2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, (sipas të cilit, të kesh akses në nivelin 6 të kualifikimit duhet të kesh përfunduar nivelin 4 të kualifikimeve) dhe ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” (neni 92 i tij).
Nga dokumentacioni i siguruar nga Ministria e Arsimit lidhur me këtë çështje, Këlliçi ka deklaruar përpara komisionit të njësimit të diplomës (deklarata e depozituar prej tij në MAS) se kriteri hyrës në Universitetin që ai ka përfunduar studimet është “përfundimi i shkollës së mesme”. Ky fakt konfirmohet edhe nga një hulumtim në faqen zyrtare të “Coppin University”, ku sipas saj, kriteri minimal hyrës në këtë universitet është pikërisht “përfundimi i shkollës së mesme”.
Gazeta, thekson më tej se “kur Belind Këlliçi është regjistruar në “Coppin University” (2005), vëllai i tij punonte pikërisht në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme”.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128