Gati për zgjedhje të parakohshme?/ Rama në Asamble: Mund të fitojmë në çdo Qendër Votimi!

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ka vazhduar turin e fushatës brenda partisë duke folur dhe mobilizuar të tijët sikur është në fushatë elektorale, ndërkohë që zgjedhjet Lokale janë pas 1 viti. Në Asamblenë e Njësisë Nr. 2 në Tiranë ai ka dhënë më shumë instruksione në lidhje me punën e socialistëve në qendrat e votimit duke lënë për të kuptiar de zgjedhje mund të ketë në çdo kohë. Problemet e mëdha me Drejtësinë, izolimi ndërkombëtarë dhe nllokimi i anëtarësimit në BE, mund ta detyrojnë Ramën që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, me synim për të rikonfirmuar parrullën e tij se, "pavarësisht të gjithave populli e do dhe e votëbeson". Kjo strategji përforcohet edhe më shumë nga kundërshtari politik që ka përball, një PD e cila po shkon drejt shkatërrimit, edhe nga mënyra autokratike si po e drejton Sali Berisha, i cili nuk jep asnjë shenjë se e rimori partinë për të mundur PS dhe rikthyer PD në pushtet.
Ndaj Rama përpara socialistëve të kryeqytetit, është shfaqur i bindur që PS mund të dali fitimtare në secilën prej zgjedhjeve, kurdo që të zhvillohen.
Edi Rama: PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV nuk e fiton dot, vetëm aty ku nuk bëhet puna aq sa duhet. Na duhet vetëdija që këtë punë dhe përpjekje, ne e kemi detyrë më të madhe sesa ndaj vetes apo për veten. Kjo arsye madhore është mundësia historike që na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ta shohim derën e Europës, afër dhe të hapur plotësisht.
Nuk mjafton. Mund ta kishim bërë të gjithën dhe sërish nuk mjafton. Duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë brenda. Kemi detyrat sipas kalendarit që na kanë vënë ata. Unë e kam shpjeguar edhe në fushatë. Tani është konkrete, është Brukseli, janë të gjithë zyrat dhe nënpunësit që merren me reformat, ndjekin të gjitha masat, veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë si janë bërë punët, në kat të dytë janë 27 vende që ulen me konsensus për të marrë vendimin.
Çdo vendim i BE merret me konsensus, sot të gjitha vendet në kat të dytë thonë e duam Shqipërinë. Prandaj i kemi hapur të gjitha negociatat në kaq pak kohë, asnjë vend nuk e ka bërë më parë. Jemi vetëm ne këtë betejë, sepse të tjerët që nuk votojnë PS janë kundër nesh. Ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
