Gazetarja ironizon Gaz Bardhin për padinë ndaj SPAK, zëvendësi i Berishës nxjerr mandatin e Postës

Gazetarja Desada Metaj është tallur me Gaz Bardhin, i cili ka thënë publikisht se ka dorëzuar padi ndaj Olsi Ramës, ndërkohë që thjesht ka çuar një informacion.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan:
“Sot, në 1 prill është dita e duhur për të deklaruar se ndaj Olsi Ramës është dorëzuar padi në Spak. Sa për ta ditur, midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe. E nëse servilët e dikurshëm dhe ushtarët e non gratave mendojnë se Spak varet nga idetë e tyre për të nis hetimet,mirë bëjnë të kalojnë një xhiro nga rrugica shpresës. Se mbase ftillohen se si punon Spak”.
Nënkryetari i Foltores, i është përgjigjur duke nxjerrë mandatet e Postës dhe dokumentin që nuk është gjë tjetër veçse një info.
"Janë shumë argëtuese këto teoritë konspirative që merren me gjithçka që s’ekziston, përveç të vërtetës. E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës.
Të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uroj Gëzuar 1 Prillin ????, sepse vetëm gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë! Por, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty. As nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh”, shkruan Bardhi.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

