
Gentian Gaba: Kush lumturohet për pezullimin e përkohshëm të fondeve të SPAK, tregon veten si hajdut që pret largimin e rojes

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së Demokratëve Euroatlantikë, Gentian Gaba, shkruan se përcjellja me gëzim e pezullimit të përkohshëm të ndihmës amerikane për SPAK, ka krijuar iluzionin se të korruptuarit nuk do të japin llogari.
“SPAK nuk ka lidhje me njerëzit e thjeshtë, por me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe kush përkëdhelet nga ideja marroke e fundit të tij, nuk duket gjë tjetër veçse një hajdut që pret largimin e rojes, apo një mbështetës i hajdutëve që kanë 34 vite që abuzojnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi.” – vijon më tej Gaba.
Pezullimi i përkohshëm i ndihmës amerikane për vendet e huaja, po përcillet me gëzim nga disa media, që dukshëm përcjellin sentimentin e atyre që kërkojnë të mbrojnë, me shpresën se nuk do të japin llogari. Sapo u bë i ditur vendimi i përbotshëm i administratës Trump për pezullim deri në shqyrtim të fondeve, gjuha këtu shkoi ku dhemb dhëmbi i kalbur i korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK.
Dhe këtu, për turpin e tyre, po e zbulojnë veten si tifozë të pandëshkueshmërisë. SPAK nuk ka lidhje me njerëzit e thjeshtë, por me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe kush përkëdhelet nga ideja marroke e fundit të tij, nuk duket gjë tjetër veçse një hajdut që pret largimin e rojes, apo një mbështetës i hajdutëve që kanë 34 vite që abuzojnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi…

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128