Gjykata e Lartë vendos sot për rekursin e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Gjykata e Lartë në orën 10:50 vendos sot mbi rekursin e kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me kundërshtimin e masave të sigurisë, përkatësisht “detyerim paraqitje” për Berishën e “arrest në burg” për Malltezin.
Masat në fjalë u caktuan më 20 tetor në mungesë, teksa urdhri u ekzekutua një ditë më pas, ndërsa më 23 iu verifikua masa Malltezit në Gjykatën e Posaçme të Shkallësë së Parë.
Ndërkohë Berishës iu komunikua në datën 26 nëntor për shkak se pati shtyrje për mosmarrje leje nga Kuvendi, dhe u ndryshuan disa avokat kryesisht që çoi në shtyrjen e seancave, ku në fund ishte Valentina Teodoresku, në prani të të cilës u bë verifikimi i masës së Berishës, avokate kjo e kontestuar për mosnjohje të dosjes dhe akuzave që kishte ngritur SPAK.
Nëse Gjykata e Lartë pranon rekursin e Berishës se ka patur shkelje të ligjit në caktimin e masave, automatikisht sjellë pavlefshmërinë e masës arrest në shtëpi caktuar në 30 dhjetor 2023.
Gjykatës së Lartë i është drejtuar SPAK, e cila kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit marrë më 21 nëntor 2023 ndaj Jamarbër Malltezit, që ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Këtë të martë Kolegji i Gjykatës së Lartë në Dhomë Këshillimi i përbërë nga Sokol Binaj relator, vendos për të treja kërkesat, përkatësisht të SPAK, të Berishës dhe të Malltezit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



