Gjyqi ndaj Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës, avokatët: S’ka përfituar para, ja roli i tij! Zbardhet dëshmia e ish-sekretarit të Përgjithshëm

7 Mars 2025, 16:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjyqi ndaj Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës, avokatët:

Mbrojta e Alqi Bllakos, gjatë seancës së sotme në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Avokatët kanë theksuar se Alqi Bllako është i pafajshëm dhe se projekt ideja për ndërtimin e inceneratorit është dhënë nga Bashkia e Tiranës, duke kërkuar pafajësi për të.

Mbrojta thekson se Alqi Ballako ka bërë thjeshte siglime të shkresave, të cilat i ka pasur, sipas tyre, për detyrë për shkak të funksionit të tij.

Sipas avokatëve, “Alqi Bllako merrte merr shkresa nga institucionet dhe ja ka dërguar ministrit, ky ka qene roli i tij”. Ata u shprehën se ish-sekretari i Përgjithshëm nuk ka përfituar para nga kjo çështje, si edhe s’ka qenë anëtar komisioni.

Para togave të zeza të GJKKO-së, ata argumentuan se ai nuk ka qenë pjesëmarrës në 15 mbledhjet dhe se ka firmos 3 shkresa për shkak të hierarkisë administrative.

Avokatët pretendojnë se Alqi Bllako ka firmosur shkresat të cilat i janë dërguar nga institucionet përgjegjëse.

Mbrojta pretendon se familja e të pandehurit ka ndihmuar një kompani të Klodian Zotos për të testuar pajisjen për gazimin e pijeve.

Gjatë seancës, Alqi Bllako u shpreh se: “Parashtrimet i mia i kam përgatitur me shkrim, së pari unë deklarohem tërësish i pafajshëm pasi nuk përmbushen asnjë nga kriteret ligjore për sa i përket  figurës së veprës penale të korrupsionit pasiv e kryer në dy raste.

Organi procedues nuk ka arritur të provojë asnjë shkelje ligjore nga ana ime në lidhje me detyrën time funksionale.

Sekreti i përgjithshëm nuk ka pas asnjë rol në këtë procedurë, madje s’kam marrë pjesë as si vëzhgues në mbledhjen e komisionit për dhënien e koncesionit, së pari.

Dhe së dyti vetëm anëtarëve të KVO u është kërkuar të plotësojnë deklarata e konfliktit të interesit, ndërkohe që unë si sekretar i përgjithshëm nuk kam pasur asnjë detyrë.

Organi procedues pretendon se unë kam ndërhyre tek Zoto për te punësuar Vladimir Bezhanin. Ky i fundit është punësuar në nëntor të 2014.

Ndërsa ideja për ndërtimin e impiantit të Tiranës, ka nisur në dhjetor 2015.

Proceduar ka nisur në 2016 dhe kontrata është lidhur në gusht të 2017. Zoti Bezhani nuk është pjesë e rrethit tim shoqëror, as familjar, unë se kam njohur për herët zotin Bezhani, por në 2017 kur kam nisur punën si sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128