
Nga mbrojtja te sulmi, Bajerni si një tank i pamëshirshëm

Bajern Mynih mori një fitore të madhe kundër Bajer Leverkusen në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, faza me eliminim direkt, e përfunduar 3-0.
Dopieta e Herri Kejnit dhe goli i Xhamal Musialës rezultuan përcaktues. Në këtë sukses të bavarezëve, mediumi gjerman “FCBayern Insider” ka analizuar deri në detajë performancën e rekordmenëve.
SULMI I FRIKSHËM – Bajern Mynih mburret më të drejtë si sulmi më i mirë në top-5 ligat kryesore të Evropës, e përkthyer me 72 gola, ndonëse është disa javë mbrapa Premier Ligës, La Ligës, Seria A apo Ligë 1. Gjithsesi ata janë kritikuar ndjeshëm në Champions, aty ku efikasitete ka çaluar në ndeshje të caktuar. Dueli me Leverkusenin i hodhi poshtë këto dyshime. Treshja Kejn-Olize-Musiala u përfshinë në gola. Bomberi anglezë ishte protagonist me dopjetë, ndërsa Xhamal ndihmoi të tijtë me golin e 2-të. Nga krahu tjetër Mishel Olize kontribuoi me asistin fantastike për golin e parë, pasi krosimi i talentit francezë gjeti saktësisht Herri Kejn dhe i hapi udhën suksesit. Duhet theksuar se gjigantët nga Mynihu vuajtën disi në pjesë e parë përsa i takon konkretizimit, ku volumi i lojës u shpërblye me vetëm një gol, por gjërat u bënë më të thjeshta në 45 minutat e dyta. Edhe Kingsli Koman u shfaq në raste të caktuara kërcënues, tregues se faza ofensive e Bajernit i është rikthyer nuhatjes së golit, jo vetëm te Kejn. Në total goditjet në kuadrat ishin 6-1 në favor të vendësve.
MBROJTJA E HEKURT – Binomi i qendrës në prapavijën e Bajernit UpamekanoKim, duket se e kanë gjetur “kiminë” mes tyre. Vetëm në një rast i shpëtoi ekipi i Leverkusen, por aty u vu në provë Manuel Nojer dhe e neutralizoi aksionin e miqve. Upamekano zhvilloi paraqitje të nivelit botëror, thuajse perfekt. Pozicional në duele dhe shumë i fortë në luftën ajrore. Kim nga ana tjetër u pa disi më i zbehtë, por gjithsesi u përpoq të “imitonte” Upamekanon. Fakti që Bajerni nuk pësoi asgjë gol në ndeshjen e parë, “shpërblimi” i faturohet dyshes në mbrojtje si protagonist. Dejvis nga korsia e majtë ia bëri thuajse të pamundur misionin Frimpong të avanconte në zonën e Bajernit, teksa Laimer i bëri detyrat me korrektësi në pastrimin e zonës dhe adresimin e topave në thellësi të sulmit.
“MARATONOMAKU” KIMISH – Bajern impresionoi në të gjithë fushën kundër Leverkusenit, Herri Kejn shënoi dy herë dhe u shpall lojtari i ndeshjes, por tema e madhe pas duelit ishte Joshua Kimish. Ky ka qenë rasti në Mynih prej ditësh, që kur zyrtarët e klubit bavarez tërhoqën ofertën e kontratës për yllin e mesfushës. Pas takimit, Joshua dha njohuri interesante për statusin e tij në lidhje me kontratën. “Topi nuk është në fushën time”, tha ai, çka konfirmon se disa klube të mëdhaja e duan atë. Duket sikur Kimish do të dëshironte të qëndronte me rekordmenët, por nuk do të përjashtonte një transferim të lirë në verë. Kjo do të ishte shumë e hidhur për gjigantët nga Mynihu, gjë që e nënvizoi edhe performanca e Kimish kundër Leverkusenit. Joshua luftoi, shpërndau topa me zgjuarsi, gjuajti, udhëhoqi mesfushën. Nuk është aspak hera e parë që 30-vjeçari lë gjurmë në ndeshjet e Bajernit, veçanërisht në përballje të rëndësishme.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128