
Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH mbrëmjen e djeshme janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit. Mes tyre, është diskutuar edhe për qarkun e Shkodrës, ku me 11 Maj 2025, do të zgjidhen 11 deputetë.
Janë prezantuar listat e dy forcave kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndër kandidfatët më të përfolur deri tani në PS, rezultojnë: Xhenis Çela, Onid Bejleri, Majlinda Angoni, Enertil Canaj, Ndriçim Sterkaj, Amila Gjyrezi, Besmir Lesha, Edona Bilali dhe Frrok Gjini.
Bie në sy se në mes tyre, janë zëvendëskryetari aktual i Bashkisë Shkodër Bejleri, prefektja Majlinda Angoni, deputetët aktualë Bilali dhe Gjini si dhe drejtorë rajonalë të rëndësishëm si Gjyrezi dhe Lesha. Surprizë mund të konsiderohet Xhanis Çela, vajza e deputetit aktual Agron Çela.
Ndërkohë, Partia Demokratike, gjithmonë sipas “Top Story”, përgjigjet me emrat e Luçiano Boçi- nënkryetar i PDSH dhe drejtues politik i qarkut, Bardh Spahija- ish- kryetar i Bashkisë Shkodër, Greta Bardeli- deputete aktuale, Ramadan Lika- deputet aktual, Tedi Kopliku- i ngarkuar për regjistrimin në Diasporë dhe përfaqësues i “Brain Gain” dhe Eliona Shkreli- kryetare aktuale e komanduar e PD Shkodër./Shkodraweb

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128