Hapja e grup-kapitullit të ri! Reagon Rama: Ritëm i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për mbylljen e negociatave më 2027

22 Maj 2025, 20:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Hapja e grup-kapitullit të ri! Reagon Rama: Ritëm i lartë që
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, kryeministri Edi Rama shkruan se Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3.

Kryeministri thekson se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur.

Sipas Ramës ky është një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027

RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM 

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin????

✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel,  në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.

Në Konferencën ndërqeveritare, Shqipëria përfaqësohej nga ministri Hasani si dhe ministrja Adea Pirdeni.

 

Po ndodh...