Çim Peka dhe Lorenc Vangjeli sherr për Altin Dumanin/ Peka: Pse i dhe dekoratë?- Vangjeli: O Çim ai po bën histori!

22 Dhjetor 2023, 11:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Çim Peka dhe Lorenc Vangjeli sherr për Altin Dumanin/ Peka: Pse i

Drejtuesi i Syri Tv, Çim Peka, këtë të enjte ka debatuar ashpër me analistin tashmë të përhershëm në studion e “Çim Peka Live”, Lorenc Vangjeli. Shkak ka qenë dhënia e çmimit "Njeriu i vitit" Altin Dumanit, nga media “Koha Jonë” dhe që ju dorëzua nga Vangjeli dhe Nikoll Lesi.

Kërkesës së “llogarisë: nga Peka, Vangjeli iu përgjigj me tone të larta duke i thënë, se Dumani po bën historinë.

Peka: Dy ditë pasi merr peng kolegun tënd unë nuk shkoj ta dekoroj. A e pyete Dumanin  se përse e ka marrë peng kolegun tënd, sepse ka reaguar çdo organizatë ndërkombëtare, a e pyete se përse e mori peng, ju shkoni dhe e dekoroni Lorenc.

Vangjeli: O Çim, ai njeri është Altin Dumani që drejton një strukturë speciale, i cili në një vend ku fjala histori ka shumë inflacion, ai tani e ka një vend në historinë e Shqipërisë

Peka: Ai do të harrohet si të gjithë të tjerët që ishin para tij, do harrohet dhe si Arianit Çela, sepse dhe ai e ka një vend në histori., por gazetari që u mor peng prej tij nuk do të harrohet kurrë.

 

Po ndodh...