
Inspektimi në shkollën 9-vjeçare në Kamëz, Rama: Jo duart e mia, investimin e ka bërë qeveria...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shkollën 9-vjeçare “Demokracia”, që është hapur në Valias të Ri.
Gjatë inspektimit të ambienteve të shkollës, kreu i qeverisë ka shkëmbyer batuta me një nga mësuesit.
“Është një mrekulli kryeministër që është bërë këtu, një investim nga duart tuaja”, i drejtohet një arsimtar.
“Jo nga duart e mia, investimin e ka bërë qeveria”, iu drejtua Rama.
“Edhe kryeministri ka ardhur në Kamzë…”, shtoi mësuesi.
“Ka ardhur edhe përpara kryeministri, por ia fusnin dy gishtat në sy", përfundoi Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë inspektimit ka konstatuar se vajzat e shkollës ishin më të gjata se sa djemtë.
“Si shpjegohet që gocat në Kamëz janë më të gjata se djemtë, si shpjegohet”, pyet Rama, duke shtuar se “Gocat e Kamzës janë yje, edhe në volejboll, basketboll, mësime e të gjitha”. Ndërsa një nga nxënëset iu përgjigj se: “Ndoshta kjo është arsyeja pse jemi më të gjata, se jemi yje”.
-
Mbaje të shkretën, o turist!
22 Prill, 14:42

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128