“Jo aleancë qelbësirash”! Enkelejd Alibeaj tregon vijat e kuqe për 11 majin

22 Janar 2025, 22:55 / POLITIKË ALFA PRESS

“Jo aleancë qelbësirash”! Enkelejd Alibeaj tregon vijat e

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, tregoi se bashkë me zotin Dashamir Shehi po negocion me faktorë të tjerë opozitarë, por me disa kushte.

“Për një njeri të arsyeshëm, do të ishte e udhës të kërkonte bashkëpunim me njerëz që kanë dhënë prova dhe unë besoj se zoti Shehi ka dhënë prova dhe ka dalë faqebardhë në shërbimin ndaj ligjit. Do ishte mirë të bashkoheshim ne dhe të rinjtë sepse do të jepte një sinjal te publiku, për t’i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe Edi Rama të mos zgjohet më 12 maj me 71 mandate. Unë uroj të jemi në një front, megjithatë edhe në dy fronte do të ishte gjë e mirë”, tha Alibeaj.

Në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e së martës mes aktorëve të rinj të politikës, Alibeaj theksoi: “Në politikë nuk mund të pritet kulmi i maturisë. Duhet protagonizmi, por preferoj më mirë këta të rinjtë që kanë një protagonizëm papjekurie. Jemi në fushatë, besoj se nuk do të ndodhë më”.

 

Po ndodh...