Jo vetëm Sako/ Edhe Armando Subashi e bën pagën e vet 2.9 milionë lekë
7 November 2024, 23:07 / POLITIKË

Këshilli Bashkiak i Fierit me votë unanime vendosi sot të rrisë pagat, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Kryebashkiaku, Armando Subashi e bëri pagën e tij mujore 2.9 milionë lekë, ndërsa tre nënkryetarët, Adela Hysenaj, Andius Olldashi dhe Eleni Gjikondaj do të paguhen 2.2 milion lekë në muaj.
Ndërsa për administratorët e njësive vendore dhe për drejtorët e drejtorive, rritja do jetë 22 deri në 25 për qind. Ndërsa për vetë këshilltarët që “vulosën” vendimin rritja do jetë 10%. Mbledhja e këshillit bashkiak është zhvilluar disa ditë më parë pa praninë e medias.
Nga kjo rritje u përjashtuan 817 punonjës të shërbimeve, si shoferë, magaziniere, sanitare, të cilët do vazhdojnë të marrin pagë minimale.
Po ndodh...
ide
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
Protesta që e mplaku qeverisjen Rama
Nga Blendi Kajsiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
