
Kandidatët e 11 majit, Çipa: Lista e PD e paralajmëruar, selektimet e Ramës brenda elitës

Ndërsa sot në mesnatë skadon afati i dorëzimit të listave me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit, opinionisti Aleksandër Çipa komentoi listat e mbyllura dhe të hapura të dy partive kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Demokratike.
Sipas Çipës, në këtë proces, kryetarët respektivë, Edi Rama dhe Sali Berisha, kanë në dorë përzgjedhjen e individëve të rinj që pritet të promovohen në politikë. Kjo sipas tij është e lidhur me skemën që ata e kanë ndërtuar.
Çipa theksoi se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit mund të jetë më plural.
“Goditja që i është bërë Primareve në Partinë Demokratike do të shfaqet më tej në ecurinë e kësaj politike. Nëse kjo parti nuk arrin të fitojë në zgjedhjet e 11 majit, rrezikon të rikthejë diversitetin, debatin dhe politikën brenda partisë. Nuk parashikoj të kemi një fraksion pas 11 majit brenda kësaj partie. Mendoj që mund të jenë çështje të ezauruara, por të pazgjidhura dhe këto çështje të pazgjidhura sjellin trauma në parti. Fraksione mund të vinin vetëm nga ana e tyre që zënë një vend në lista të hapura dhe jo një vend të sigurtë. Lista e PD thuajse ishte e paralajmëruar.
Lidhur me PS-në, është një proces që e ka projetuar vetë kryetari Rama. Rama bën selektime brenda elitës dhe kjo shihet tek fakti që përcaktoi më herët krerët e qarqeve, krijoi skemën “ Deputeti që duam” për prurjet e reja, të cilat janë më tej një selektim mbi bazën e njohjeve. Besoj që edhe në këtë proces selektiv që po ndodh do të kemi plotësime antropologjike partiake të personave që u ndërpriten karriera.
Në procese të tilla, personat me rëndësi të madhe të fatit të Shqipërisë janë Rama dhe Berisha, të cilët kanë atributet për selektimin e individëve të rinj që promovohen në politikë. Kjo është e lidhur me atë skemën që ata e kanë ndërtuar ose që ne e quajmë sistem.
Dua të besoj që në këtë edicion elektoral në të cilin do të përballemi me 11 maj, mund të kemi një sjellje të elektoriatit të kundërt me skemat që kanë ndërtuar këta dy udhëheqës.
Parlamentin e pas-11 majit e shoh më plural në përfaqësim", tha Çipa.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128