Koalicioni Euroatlantik dorëzon listat në KQZ, Basha: Garojmë me listë të hapur!

Pas dorëzimit të listës së kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, me një postim në rrjetet sociale shprehet se do të garojë me listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit.
“Fjalë e mbajtur! Kandidatët tanë do të jenë në garë me listë të hapur. Ne u besojmë qytetarëve dhe do të jenë ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë, jo listat e mbyllura të tranzicionit,” – shprehet Basha.
Ai e cilëson këtë si një sfidë për ndryshimin e vërtetë, duke garantuar se kush merr më shumë vota do të jetë përfaqësuesi i qytetarëve në Parlament.
“Një garë e hapur, një mundësi reale për ndryshim dhe një politikë që punon për mirëqenien e familjeve shqiptare. Shqipëria meriton më shumë!” – përfundon Basha.
Postimi i Bashës:
Fjalë e mbajtur! ✅
Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të jenë në garë me listë të hapur.
???? Ne u besojmë qytetarëve, do të jenë ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë. Jo dinosaurët e tranzicionit dhe listat e tyre me kamikazë anti-drejtësi.
Kush merr 1 votë më shumë në listën e hapur, do të shkojë në Parlament për t’i dhënë zë shumicës të shqiptarëve që duan ndryshim.
Kjo është sfida jonë: një garë e hapur, një mundësi reale për ndryshim, një politikë që punon për t’i shërbyer mirëqenies së familjeve shqiptare dhe i jep fund pandëshkueshmërisë.
???????? Shqipëria meriton më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë ndryshim, jo riciklim!
-
-
Lista e hapur/ Dalin listat e PD në Vlorë dhe Korçë
12 Mars, 22:37
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


