Humbi! Me këmbë të mbarë!
Nga Enver Robelli

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e rithemelimit të cilët nuk janë të përjashtuar, janë futur në sallën e Kuvendit dhe kanë bllokuar foltoren.
Ndërkoha garda ka krijuar “gardh”. Deputetët në thirrjet “Hajdutë” dhe duke i rënë bilbilit dhe tavolinave të Kuvendit, kanë vendosur edhe sot të mos lejojnë vazhdimin normal të seancës, ashtu siç është vepruar prej disa muajsh tanimë.
Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit, deputetët e përjashtuar kanë tentuar të futen brenda, por nuk janë lejuar nga garda, ndërsa deputeti Flamur Noka i ka hedhur edhe miell.