Lajme flash

“Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh”, Rama-Berishës: Jam rrugës për në Luksemburg, sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE!

14 Prill 2025, 14:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh”,

Kryministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka thënë se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”.

Përmes një video nga Facebook-u i tij, Rama duke folur nga makina rrugës nga Brukseli për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të hapet grupkapitulli i tretë për negociatat e Shqipërisë në BE.

“E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për BE. Dëshmi se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE”, tha kryeministri.

Edi Rama: Po si thanë kuak kuak kuak e kënetës nuk ka më hapje kapitujsh iku kjo punë, e bllokoi BE-ja narkoshtetin se vetë bufi shkoi në Europë bashkë me kirie Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit tonë.

E pra ja ku jam rrugës nga Brukseli në Luksemburg, sot pasdite hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për BE. Dëshmi se ne po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë në sallonin kryesor të BE. 

Ky i sotmi stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë dhe sot një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor mbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.

 

Po ndodh...