Këshilltari i Ramës, ish-kryeministri i Italisë “kapet mat” në paradën e Xi Jinping, nisin polemikat në Romë

3 Shtator 2025, 22:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshilltari i Ramës, ish-kryeministri i Italisë “kapet

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera

Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit japonez të Kinës.

Massimo D'Alema ishte gjithashtu i pranishëm në paradën ushtarake të Pekinit me udhëheqësit kinezë Xi dhe udhëheqësin rus Putin. Një incident "serioz", tha kreu i Azione, Carlo Calenda, duke komentuar një video të publikuar në X që përmban një intervistë me ish-sekretarin e PDS në televizionin kinez.

"D'Alema do t'i bëjë homazhe Putinit, Kim Jong Unit he Xi Jinping. Ndërsa të rinjtë po vdesin në Ukrainë duke mbrojtur lirinë e tyre dhe tonën. Një copë e vërtetë 'e nivelit Salvini'", shkruan Calenda në X.

Këshilltari i Ramës, ish-kryeministri i Italisë “kapet

Në intervistën e publikuar në mediat sociale, D'Alema, në Pekin për paradën ushtarake, kujton "fuqinë e kujtesës dhe përkujtimit të një lufte heroike si ajo e popullit kinez, kaq e rëndësishme jo vetëm për Kinën, por për të gjithë njerëzimin në mposhtjen e nazizmit dhe fashizmit".

"Ne po jetojmë", shton ish-kryeministri, ndërsa në video luhet muzikë festive, "në një kohë të vështirë për marrëdhëniet ndërkombëtare. Shpresoj dhe besoj se Pekini do të dërgojë një mesazh paqeje, bashkëpunimi, rivendosjeje të një fryme miqësie midis të gjithë popujve dhe një fund të luftërave që për fat të keq përgjakën kaq tragjikisht vendet e ndryshme të botës". Në këtë aktivitet, të organizuar për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit japonez të Kinës, morën pjesë 23 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë, Kim Jong-unin e Koresë së Veriut, Masoud Pezeshkianin e Iranit, Alexander Lukashenkoin e Bjellorusisë dhe kreun e juntës ushtarake birmaneze Min Aung Hlaing. Javën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Popullore të Kinës njoftoi pjesëmarrjen e D'Alema në ceremoni, së bashku me ish-burra shteti nga vende të tjera.

Ish kryeministri italian i së majtës Masimo D’Alema që është larguar nga politika për tu marrë me aktivitetin e tij privat, ka bërë shumë para duke shërbyer si lobues ashtu sikurse homologët e tij Tony Blair apo Gerard Shrëder. Ata dinë ti gjuajnë klientët fitimprurës dhe njëri prej tyre është sipas të gjitha gjasave Edi Rama.

Gazeta e të djathtës italiane Il Giornale të cilën Lapsi.al e ka lexuar i ka kushtuar atij një artikull të cilin e fillon me frazën se “D’Alema ka një nuhatje të shkëlqyer për biznes”.  Aty bëhet një bilanc i fitimeve të shoqërisë së tij të konsulencës, DL&M advisor, të cilën ish-kryeministri dhe ish-sekretari i DS e kontrollon 100% dhe që e ka themeluar në vitin 2019, pasi la jetën aktive politike.

“Shoqëria ka si objekt “konsulencën në fushën e proceseve të ndërkombëtarizimit” të tregjeve të ndryshme të huaja “për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompani private”- thuhet në shkrimin e lexuar nga Lapsi.al. “Një biznes fitimprurës, duke qenë se bilanci i vitit 2024 është mbyllur me 1.578.170 euro fitim, në rritje krahasuar me 1.358.662 euro në 2023 dhe sidomos me 393.807 euro të vëna mënjanë në 2022”.

Pasi jep të dhëna për biznese të tjera në bujqësi dhe prodhimin e verërave “Il Giornale” thotë edhe një fakt interesant për Shqipërinë. 

“Nuk ka, megjithatë, referenca për aventurën sipërmarrëse të D’Alema-s në Shqipëri. Aksionet e shoqërisë së konsulencës së themeluar në Tiranë në Janar të vitit 2023 “A&I Albania” janë të regjistruara me emrin personal të ish kryeministrit, prandaj nuk lidhen me zinxjirin e kompanive të gritura në Itali” shkruan e përditshmja.

Në fakt, ekzistenca e kësaj shoqërie shqiptare të D’Alemës u zbulua për herë të para nga emisioni i fortë invesiigativ i RAI3 “Report”. Gazetari italian Giorgio Mottola e pyeti direkt Edi Ramën nëse ish kryeministri italian punonte si lobist për të, nisur nga fakti se ai është shfaqur me intervista në mbrojtje të Ramës në shtypin italian.

 

Po ndodh...

ide