
“Koalicioni Euroatlantik në garë me lista të hapura”, Basha: Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë riciklimi, Shqipëria meriton ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi gatishmërinë e grupimit që drejton për bashkëpunim me çdo forcë politike që ndan vlerat e tyre, si listat e hapura dhe mbështetjen për SPAK.
“Demokratët Euroatlantikë kanë qenë dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me këdo që ndan vlerat dhe parimet tona: listën e hapur, mbështetjen pakushte ndaj SPAK, një vizion ekonomik se si ta nxjerrim Shqipërinë nga kjo gjendje që ka pllakosur për shkak të keqqeveririsjes dhe për shkak të paralizimit të një pjese të opozitës me mjete korruptive. Kush e ka gjetur veten këtu, kush e gjen veten këtu, e ka gjetur derën e hapur tek ne” – u shpreh Basha.
Basha më tej tha se ky është momenti i ndryshimit dhe se Demokratët Euroatlantikë do të luftojnë për këtë ndryshim që do të nis më 11 maj. Sipas tij, shqiptarët meritojnë një alternativë politike të re dhe jo një riciklim të pushtetit aktual. Basha shtoi se vetëm përmes një angazhimi të fortë për reforma, punës së SPAK dhe mbështetjes ndërkombëtare mund të arrihet ky ndryshim, duke siguruar një të ardhme më të mirë për vendin dhe qytetarët.
“Dy janë mundësitë, riciklim apo ndryshim. Ne do të luftojmë që ndryshimi të nis më 11 maj. Por ne jemi të bindur, që në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër kombinimi i një alternative politike si kjo që po shpalosim para qytetarëve, vazhdimi i punës së SPAK dhe organeve të drejtësisë dhe mbështetja e partnerëve tan strategjik, do ta përcjellin këtë klikë të tranzicionit që nuk ka më çfarë t’ju japë shqiptarëve. Dhe ne do të jemi në përputhje totale me këtë objektiv. Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë riciklimi por, por do të jemi me të gjitha forcat dhe mënyrat e mundshme demokratike në prirje të një ndryshimi të vërtetë që shqiptarët ta prekin me të vërtetë dhe jo ditën pas votimit të zhyten në një mjerim edhe më të thellë sepse asgjë nuk ndryshon” – tha Basha.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128