“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK”/ Basha citon zyrtarin e lartë amerikan: Qëndrimet në mbështetje të Drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, angazhime të cilat nuk ndryshojnë

7 Mars 2025, 14:20 / POLITIKË ALFA PRESS

“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK”/ Basha citon

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Basha gjithashtu solli në studio edhe mesazhin e një zyrtari të lartë të SHBA, i cili është shprehur se heshtja e përkohshme e administratës amerikane për shkak të procedurave të tranzicionit nuk duhet ngatërruar me ndryshim qëndrimesh.

Ai gjithashtu tha se është një gabim të mendohet që SHBA-të do të ç’angazhohen nga investimet e tyre në Shqipëri dhe Ballkan, duke e quajtur këtë një "debilizëm". Sipas tij, interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbeten të pandryshueshme për rajonin.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Tani dua të them diçka me përgjegjësi të plotë, unë nuk jam zëdhënës i qeverisë Amerikane, nuk jam zëdhënës i presidentit Donald Trump, nuk jam zëdhënës i sekretarit Rubio, por këtë ua them me përgjegjësi maksimale. Citoj, “gabojnë rëndë ata që ngatërrojnë heshtjen e përkohshme për shkak të procedurave të tranzicionit në të gjithë botën, me qëndrimet tona. Qëndrimet tona në mbështetje të të Reformës në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit, janë angazhime parimore të cilat nuk ndryshojnë”.

Pyetje: Citim i kujt është?

Lulzim Basha: Këtë s’mund t’jua them.

Pyetje: Zyrtar?

Lulzim Basha: I niveleve më të larta që mund të imagjinohet.

Pyetje: Pra Amerika është këtu, nuk ka ikur thoni ju?

Lulzim Basha: Shiko, është më e pakta dhe dua ta them këtë me një gjuhë që të më kuptojë çdo shqiptar. Më e pakta është debilizëm të deklarosh, që në veçanti në këtë kohë, SHBA do të ç’angazhohen nga investimet e tyre më madhore në kuadër të interesave të tyre të sigurisë. Shqipëria, Ballkani Perëndimor, Europa në tërrësi janë interes esencial i sigurisë kombëtare të SHBA.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128