
Rekursi në Gjykatën e Lartë/ Basha: Tërheqja e ish-përfaqësuesve është çështje politike, ka zero efekt ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, në një intervistë për Euronerws Albania, foli për çështjen e vulës dhe logos në Gjykatën e Lartë ku ish-përfaqësues të grupimit që ai drejton pretenduan para disa ditësh se ishin tërhequr nga rekursi.
Basha tha se veprimi i tyre është çështje politike dhe ka zero efekt ligjor, pasi komunikimin me Gjykatën e Lartë bëhet prej tij si kryetar i Demokratëve Euroatlantikë.
Ai më tej tha se të tjetër që bënë tërheqjen nuk bëjnë më pjesë e këtij formacioni politik, madje kanë krijuar parti më vete dhe kanë interesat e tyre politike.
“Është një çështje politike, nuk është një çështje ligjore. Por sa i takon elementit ligjor mund t’ju them që nuk ka asnjë efekt. Ka zero efekt. Dhe mund t’ju them që komunikimi zyrtar me Gjykatën e Lartë prej kohësh vazhdon nga ana ime si kryetar i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë. Dhe si pala e interesuar për legjimitetin dhe për përfundimin sipas ligjit të konteksti ligjor. Madje komunikimi i fundit me gjykatën është rreth datës 19 apo 21 shkurt dhe është bërë në titullin tim. Sepse dihet që të tjerët që bënë tërheqjen prej kohësh, nuk bëjnë pjesë më në këtë formacion politik. Madje kanë krijuar një formacion të tyrin dhe kanë interesat e tyre politike” – tha Basha.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128