
Lapaj denoncon Shehajn për shpifje: Ka të paktën 8 raste të dokumentuara...

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në Gjykatën e Posaçme për shpifje kreun e partisë “Mundësia” Agron Shehaj.
Lapaj është shprehur se ka të paktën 8 raste të dokumentuara të shpifjes.
Lapaj është shprehur për mediat se nuk e dëshironte një konflikt të tillë me Shehajn, veçanërisht me partitë e reja, pasi kjo gjë sipas tij gëzon kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij para se të hynte në Gjykatën e Posaçme Lapaj tha se Shehaj ka pretenduar në mediat se ai si avokat ka përfaqësuar kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe se ai ka marrë para nga këto kompani.
Lapaj i bëri thirrje Shehajt që të verifikojë në gjykatë pretendimet e tij për atë.
“Unë nuk kam dashur të krijoj konflikt mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjej. Zoti Shehaj duhet të vijë me dokumenta të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj me përgjegjësi të plotë them që nuk kam në Republikën e Shqipërisë as unë, as nëna, as babai dhe asnjë familjar i rrethit të parë tim asnjë metër tokë në Shqipëri, jo më shumë. Ka pretenduar se unë kam përfaqësura kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë nga këto kompani. Të dalë një gazetar që ta verfifikojë që kam marrë një cent nga këto kompani”, tha Lapaj për gazetarët.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128