Lefter Maliqi kërkon ndryshime në PD: Drejtuesit e Qarqeve të ikin e të shohin punë e tyre, t'u hapin rrugën njerëzve të tjerë

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi, i ka cilësuar propagandë të rilindjes zërat se PD nuk ka ende një kandidat përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë Tiranë.
Sipas tij, opozita ka disa kandidatë dhe negociatat po behën për të rakorduar te një emër në bashkëpunim me partitë e tjera.
“Shqiptaret të mos e hanë këtë aktrim dhe propagandë të rilindjes që PD nuk ka kandidatë, kandidatë ka, negociata bëhen për të rakorduar edhe tek emri, për mua emri dhe mund të jetë zgjedhur.
Këto diskutime bëhen sepse ne jemi përballë një narkoshteti, PD kërkon edhe mendimin e pjesës tjetër të opozitës, të partive të tjera, që të hedhin idetë në tryezë për një emër të përbashkët”, tha ai në News 24.
Më tej, Maliqi u shpreh se PD dhe opozitës i duhet një punë e madhe në bazë, sepse regjimi është në aksion edhe pas fitores.
“Rama nuk lëshon pe, nuk fal Rama, nuk është Fatos Nano, Rama është në vijën e një diktaturë”, tha ai.
Ndër të tjera, ai theksoi se për zgjedhjet lokale të 2027, PD-së i duhet baza urgjent, pasi sipas sipas tij, pa bazë nuk ka fitore.
“Urgjent riorganizim në bazë, drejtuesit politik që kanë humbur në zgjedhje të japin dorëheqje, pavarësisht masakrës elektorale duhet të shohin punën e tyre.
Ata që kanë humbur për arsye të masakrës apo vetes së tyre, t'u hapin rrugën njerëzve të përkushtuar“, theksoi Maliqi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


