
Lubonja: Lista e kandidatëve të PD-së, e bazuar në besnikërinë ndaj Berishës

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve për deputetë që partitë politike prezantuan dje.
Lubonja tha se lista e PD-së është e bazuar në besnikëri, pasi sipas tij kreu i PD, Sali Berisha mbart trauma nga e kaluara.
Për sa i përket listave të PS, Lubonja tha se Rama ka futur në lista kandidatë deputetë “zero me xhufka”.
“Lista e PD është një listë e bazuar mbi besnikërinë, mbi problemin që ka Sali Berisha me besnikërinë se ka traumën që ka kaluar më herët. I duhen njerëz besnikë të tij, ndërsa Rama rrit edhe më shumë atë që unë jam këtu, unë i mjaftoj shqiptarëve. Sepse të tjerët sipas tij janë zero që rrisin numrin e tij. Dikur ishte je zero me xhufkë, ca ju ka rënë xhufka dhe i ka nxjerrë dhe ka marrë ca zero me xhufka tjera, njerëz pa vesh, pa sy dhe pa goje. Kështu i duhen atij“, tha ai në News24.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128