'Më ka bërë golin vëllai i Fatmir Xhafajt me 12 kile...'/ Rishfaqet 'Babalja', Albert Veliu: Salianji e hëngri kot, lojën e bëri Fredi Alizoti!

Albert Veliu, i njohur edhe me pseudonimin “Babalja” është rishfaqur në një video-regjistrim vetëm pak kohë pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg për sajimin e një video-përgjimi ku pretendonin se shfaqej Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai është regjistruar me vetëdije nga një qytetar teks hedh akuza ndaj Fredi Alizotit, duke pretenduar se ishte ai që çoi në burg Salianjin.
“Ishte loja e Fredit, jo e imja. Salianji në këtë pjesë nuk ka fare lidhje, dhe e dyta, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euro, më ka bërë golin në Itali. Salianjit i kanë rënë në qafë, ai nuk ka fae lidhje në këtë punë, e gjithë loja është bërë nga Fredi Alizoti”, thotë Albert Veliu në video, duke pretenduar se Alizoti është paguar për të dëshmuar kundër.
Kujtojmë se dëshmia e Fredi Alizotit ishte ajo që përmbysi çështjen e përgjimit, pasi para prokurorit të Kirmeve të Rënda, ai deklaroi se audio përgjimi i Geron Xhafajt ishte i sajuar mes tij dhe Albert Veliut.
Më tej, Albert Veliu pretendon se disponon “USB”-në origjinale të përgjimit, dhe thotë se nuk ka në plan ta dorëzojë, pasi ajo është “siguri për jetën e tij”.
“E vërteta është që mua ata më detyrohen 300 mijë euro, më ka bërë golin vëllai i tij 12 kile në Itali. Kaq po flas, nuk flas më shumë”, thotë më tej “Babalja”.
Sipas dëshmisë së Fredi Alizotit në gjykatë, në vitin 2018, Albert Veliu (Babalja) i premtoi se do të merrte 200 mijë euro nga deputeti demokrat Ervin Salianji, për të sajuar zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt në videopërgjimin e denoncuar më pas në selinë PD-së.
Demokratët kanë hedhur akuza ndaj Fredi Alizotit duke u shprehur se ëhstë paguar apo kërcënuar për dëshmuar kundër tyre.
Po ndodh...
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

