Me një thënie të Shekspirit, Elisa Spiropali reagon për heqjen e imunitetit të Berishës

Pas heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe hapjesë së rrugës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga mazhoranca.
Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ajo e cila ka shpërndarë një foto të Berishës në rrjete sociale me mbishkrim një thënie të Shekspirit.
“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”- shkruan Spiropali në mbishkrimin e fotos bardhezi të Berishës në parlament.
Kujtojmë se me 75 vota pro dhe brenda 8 minutave Kuvendi votoi në seancën e kësaj të enjteje kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha.
Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.
Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, duke i hapur rrugë Kuvendit të procedonte me heqjen e mandatit.
Tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO që të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.
-
-
Çfarë do të ngelet nga “Foltorja” pas arrestimit të Sali Berishës?!
21 Dhjetor, 20:24 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




