Mesazhet nga SHBA për sistemin gjyqësor, Mediu: Amerika kërkon drejtësi...

Deputeti Fatmir Mediu, ka komentuar mesazhet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
I ftuar në “LOG.”, Mediut theksoi se administrata Trump ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, ku kërkon që të ketë një drejtësi të pavarur, të pa influencuar politikisht e cila nuk mund të përdoret për sulme karshi politikës.
“Një nga shqetësimit më të mëdha që është bërë edhe më evidente, është lufta kundër karteleve të drogës, për faktin që janë me mijëra shqiptare në Amerikën e Jugut që janë të lidhura drejtpërdrejt me kartelet e drogës dhe efektet i kane si në Shqipëri dhe më gjerë”, tha ai.
Po ashtu, sipas tij, gjatë një vizite zyrtare në SHBA, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është përballur me të njëjtat qëndrime edhe nga Departamenti i Shtetit.
Mediu: Administrata Trump kërkon që të ketë një drejtësi të pavarur, të pa influencuar politikisht e cila nuk mund të përdoret për sulme karshi politikës. Por edhe në Prokuroria që duhet të jetë më e fuqishme në luftën kundër karteleve të drogës.
Një nga shqetësimit më të mëdha që është bërë edhe më evidente, është lufta kundër karteleve të drogës, për faktin që janë me mijëra shqiptare në Amerikën e Jugut që janë të lidhura drejtpërdrejt me kartelet e drogës dhe efektet i kane si në Shqipëri dhe më gjerë.
Ka qenë delegacione të nivelit të lartë të Departamentit të Drejtësisë në SPAK, por i cili ka shprehu shqetësimin për sa i përket luftës kundër karteleve të drogës. Është edhe një qëndrim i shprehur edhe nga DASH, i është shprehur edhe Dumanit gjatë vizitës në SHBA para 10 ditësh. Kjo ka qenë çështja thelbësore që ata kanë diskutuar.
Sa i përket sulmeve kah politikës, është një çështje që e tejkalon atë idenë e drejtësisë. Nëse Ambasada do thoshte që keni bërë mirë për kë keni goditur, kjo e tejkalon atë që në flasim për një drejtësi të pavarur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





