Mitsotakis: Kemi shprehur rezerva tona të forta për rastin e Belerit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha se trajtimi që i ka bërë Shqipëria rastit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.
Në një intervistë për Skai TV, Mitsotakis komentoi dënimin me dy vite burg të Belerit, duke theksuar se do të presin edhe vendimin e shkallës tjetër të gjykatës.
“Ne kemi shprehur rezervat tona të forta për faktin se ai nuk u lejua të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që nuk ka asnjë vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë”, tha Mitsotakis, duke konfirmuar në thelb ngërçin që ka lindur mes Athinës dhe Tiranës pas vendimit të shkallës së parë për dënimin e Belerit javën e kaluar.
Komentet e tij u bënë jehonë kushteve të vendosura nga Greqia në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE të vazhdojnë pa probleme – domethënë që Beleri të lejohet të betohet pavarësisht nga rezultati i gjyqit dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë.
“Mënyra se si Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë dhe kjo nuk është diçka që ne duam”, shtoi Mitsotakis, duke nënvizuar se ai ende shpreson se “kjo çështje do të zgjidhet”.
-
-
-
Ishte mrekulli ta shihje dje Elisën
13 Mars, 07:45
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



