“Mora kërcënim me vdekje nga Sali Berisha”/ Historia e gazetarit të njohur: Prindërit e mi…

Gazetari i njohur Arben Manaj ishte i ftuar në “E Diell” në Top Channel.
Mes shumë rrëfimesh ai zbuloi se ka marrë kërcënim me vdekje kur punonte për BBC nga pushteti i asaj kohe, Sali Berisha.
Ndër të tjera ai tha se prindërit e tij jetojnë në Londër që në vitin 1997.
“Prindërit e mi jetojnë aktualisht në Londër. Kanë që nga viti 1997, pasi unë mora kërcënim me vdekje kur punoja për BBC, nga pushteti i asaj kohe, Sali Berisha për ngjarjet e ’97. Edhe pse nuk kisha asnjë lidhje me atë rast që ata pretendonin ngjarjet e Vlorës. Kam qenë pushim atë ditë.
Në atë periudhë ishte BBC dhe Zëri i Amerikës që raportonin. Ndërkohë unë ka punuar më parë për Associated Press.
Babai im e ka emrin Ali Manaj, nëna e ka emrin Lulzime. Prindërit janë njohur në Përmet. Babai ka pasur një fëmijëri të vështirë, ka qenë jetim”, rrëfeu ndër të tjera gazetari./Top Channel
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


