Mori mandatin nga zgjedhjet e 11 Majit, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme
27 Maj 2025, 18:50 / POLITIKË

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete në listën fituese të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një kërkesë drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, Kuko ka njoftuar largimin nga detyra duke falënderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion.
Me dorëheqjen e Kukos nga ekzekutivi, ajo i hap rrugë uljes në Kuvend si përfaqësuese e mazhorancës në mandatin e ri parlamentar.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit në Korçë ka dal 6 mandate për Partinë Socialiste dhe 5 për Partinë Demokratike.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

