Vlora/ Humbja e madhe e PD, dhe fushata nacionaliste e Ramës. Berisha futi Vangjel Dulen në listën e mbyllur, Rama la Gjiknurin tek e hapura

27 Maj 2025, 18:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Vlora/ Humbja e madhe e PD, dhe fushata nacionaliste e Ramës. Berisha futi

Vlora mund të konsiderohet një nga bastionet e Partisë Socialise, por asnje projeksion apo rezultat i mëparshëm nuk i ka dhënë socialistëve 9 mandate në Vlorë.

Kjo shënon një nga humbjet më të mëdha të PD dhe Sali Berishës në këtë qark, ku krahasuar me vitin 2021, ka një rënie me më shumë se 10 mijë vota.
Por Vlora ka në fakt disa detaje interesante nga kampet. Prej vitesh tashmë që prej zgjedhjeve rë 2023, Sali Berisha dhe PD vendosën të mbështesin një kandidat që shkaktoi polemika të shumta, ky ishte Fredi Beleri i cili dhe pse e arriti ta fitonte Himarën, u arrestua në flagrancë duke blerë vota, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Më pas PS me zgjedhje të reja që u bënë 1 vit më pas, arriti të merrte bashkinë me ish eksponentin e LSI, Vangjel Tavo.
Pas kësaj Fredi Beleri u zgjodh si eurodeputet i Greqisë, në PE. Nga takimet zgjedhore duket se ai ka ende një ndikim tek PD, për sa i përket kësaj zone.
Vetë Berisha zgjodhi të fuste në listën e mbyllur Vangjel Dulen, kurse ish kandidatin e Himarës Petro Gjikuria në listëm e hapur.
Pikërisht këtë fakt Rama do ja përdorte Berishës si kartë në zgjedhje, duke thënë së ata do të zgjidhnin mes grekëve dhe shqiptarëve. Dhe kandidati i PS, Ardit Bido, një kundërshtar mediatik i Fredi Belerit, pothuajse në shumicën e spoteve të fushatës, do ta përforconte këtë ide.
Ndoshta ky ishte dhe një gabim teknik i Berishës, por kjo nuk mund të thuhet me qartësi, i vetmi që flet është rezultati që e nxjerr PD mjaft poshtë me numër votash.

Në 2021 Partia Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha mori 4 mandate dhe rreth 32 mijë vota, LSI kandidonte veçmas dhe arriti të merrte 6 mijë vota duke mos arritur të marrë mandat, nga ana tjetër PS mori 59 mijë vota.

Rezultatet e zgjedhjeve 2021

Partia Socialiste-59.024
Partia Demokratike-32.128
LSI-6202

4 vite më vonë PS ka marrë 53 mijë vota, por 1 mandat më shumë kjo për shkak dhe të formulës zgjedhore. Kurse PD bashkë më LSI arritën të merrnin 24 mijë vota.

Rezultatet e zgjedhjeve 2025 (pa diasporën)
Partia Socialiste-53.235
Partia Demokratike-24.134
Shqipëria Bëhet-4905
Mundësia-4539

Nga PD morën mandat Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa.
Nga PS: Nga lista e mbyllur: Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu.

Nga lista e hapur: Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo, Brunilda Mersini.

Partitë e vogla në këto zgjedhje si Lapaj dhe Shehaj kanë arritur një rezultat me nga 4%, ku në total së bashku duket se i kanë hequr rreth 10 mijë vota që i mungojnë PS dhe PD.

Për sa i përket votës së diasporës PS arriti të merrte 11 mijë vota, kurse PD rreth 2 mijë vota.

Rezultati i Diasporës

PD-2028
PS-11.325
Shqipëria Bëhet-1362
Mundësia-815./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide