VIDEO/ Nuk e futën në kryesinë e Rithemelimit, mërzitet keq Dash Sula: Nuk marr pjesë!

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula siç duket i mërzitur keq që nuk e futen në kryesinë e Rithemelimit ka deklaruar se votimi që pritet të ndodhë në lidhje me ndryshimet statutore që pritet të votohen sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është një hap i gabuar, pasi do të krijojë pakënaqësi.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Sula tha se duhet votë e fshehtë dhe deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje, megjithatë shtoi se është pro bashkimit.
“Nuk ka votim të fshehtë. Nuk ka kandidatura dhe alternativa. Duhet votim i fshehtë, ky është instituti i votës. Kur bën artifica për të bërë një angranazh të tillë, është zgjidhje e momentit dhe në afatgjatë krijon pakënaqësi. Jam shumë pro bashkimit por duhet vota e fshehtë, që u trumpetua edhe nga Berisha. Edhe unë nuk marrë [pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk pajtohem.
Sjellja në opozitë është edhe fytyra e qeverisjes nesër. Me çfarë kartash do ta mundim Ramën? Duhet të kemi kartën morale”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




