“Në krye të listës babain dhe kushërinjtë”- Adriatik Lapaj i përgjigjet ironisë së kryeministrit Rama: Të ftoj në debat, s’kam kohë për muhabet!

17 Mars 2025, 18:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Në krye të listës babain dhe kushërinjtë”-

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot e ironizoi duke thënë se “në krye të listës ka vendosur babain”. Lapaj, me anë të një postimi në Facebook e ftoi kryeministrin në debat, ndërsa thotë se për “muhabete nuk ka kohë, pasi është i zënë”.

“Z. Rama do muhabet, por jam i zënë me takime.  Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash”, shkruan Lapaj.

Po ashtu Lapaj thotë se vendosja e emrit të tij në listë të hapur “ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës”.

“Vendimi ynë i guximshëm për të garuar me LISTA TË HAPURA ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës.

Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta?

Në politik hyra për të imponuar garën si standard. Balta e tyre na shton ushqimin e rrënjëve tona”, shkruan Lapaj.

Kryeministri Rama ironizoi partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë.

Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendos babanë e tij.

“Partinë më të re e ofrojmë ne, ne japim mundësinë që të rinjtë kanë që të shkojnë në parlament, sepse parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush dhe të bërtasin jemi rinia e të shajnë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të lozi, sepse në është hapur një dritare e jashtëzakonshme”, tha Rama.

 

 

Po ndodh...