
Neli Demi nga Koalicioni Euroatlantik: Politika ka nevojë për fytyra të reja

Në një intervistë, Neli Demi, kandidat i Koalcionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majti, ka ndarë eksperiencën e tij me PD-në, duke theksuar se ka qenë pjesë e protestave në vitin 1990 dhe një mbështetës i partisë që nga fillimet e saj. Ai shprehu mendimin se Koalicioni Euroatlantik ofron mundësinë e një shërimi për PD-në dhe për këtë arsye ka zgjedhur ta mbështesë këtë forcë politike.
Neli Demi kandidat nga Koalicioni Euroatlantik, mjek psikiatër: Unë kam marrë pjesë në protestat në 1990 dhe kam qenë pjesë e PD në fillimet e veta. Politika ka nevojë për fytyra të reja. Kam qenë votues i PD thuajse për të gjitha zgjedhjet, por që jam tërhequr dhe kam pasur rezervat e mia, shpesh të mëdha, shpesh me ngjyrosje sipas momentit të hedhjes së votës sime.
Zgjodha të bëhem pjesë e Koalicionit Euroatlantik, në fakt PD-së, sepse ndjeva se ishte moment i mundshëm shërimi për PD-në, ku unë ndihem i identifikuar. Ajo që ndodhi më pas ishte e pakëndshme dhe sot luftojmë për vota të ndara me njëri-tjetrin. Zgjedhja ime është çështje parimesh.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128