
Ngazëllimi i Kandidat-Hajdutëve

(Me motive folklorike)
Janë gëzuar me gjithë zemër, plot hare dhe plot gaz,
hajdutët dhe kandidatët, me një dritë në fytyrë naz.
Se ambasada lajm të madh ka sjellë me ligjëratë:
"Ndërpriten përkohësisht fondet për ca institucione të larta!"
Nëpër zyra, kafene, e skuthe ku bëhet hile,
fërkojnë duart, hedhin valle, gati t’bëjnë dasmë me zile.
Në mendjet e tyre fantazi e çmendur ka nis’ të lozë,
se atje matanë oqeanit, Trump-i vetë e mori dozë!
Në Zyrën Ovale, më serioz se kurrë ndonjëherë,
ai rreth të kuq mbi emër Dumanit i vë me dorë të vjetër.
Me një shigjetë të vogël, si në lojën e një fëmije,
gjuan e gjuan me gjithë forcë, por pikët nuk i bie!
Në fund nervoz, me zë të lartë, jep urdhër pa u menduar:
“Urgently suspend the funds! Stop Dumanin, stop SPAK-un e ndaluar!
Se po na prek shokët tanë, me dosje, pranga, gjyqe e prova,
s’po mbetet lek i pastër, as në bankë e as në kova!”
Kështu hajdutë e kandidatë, veç me sy të çelur rrinë,
me gota ngritur, me shpresë e gaz, për një kthesë që s’do të vijë.
Se një ditë do zbresë drejtësia, qoftë ngadalë apo me shpejtësi,
dhe do i gjejë aty ku janë: mes dosjeve, prangave dhe turpit të zi!

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128