Nisin problemet e para të zgjedhjeve lokale, në Berat ka probleme me kamerat
9 Nëntor 2025, 08:34 / POLITIKË

Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.
Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.
Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë.
Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
