
“Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt”, Basha: Të votosh Ramën është të jesh kundër familjes, të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Dibër, kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha se sot janë faktuar fjalët që tha para tre vitesh se pa aleatët strategjikë SHBA, BE, NATO, nuk mund të bëjë asnjë hap të sigurt drejt të ardhmes.
“E kam thënë para tre vitesh dhe tani është fakt: Shqipëria, as shqiptarët dhe as kombi shqiptar, nuk mund të bëjnë asnjë hap të sigurt pa pasur në krah aleatët strategjikë – SHBA, BE dhe NATO-n. Sot, pas tre vitesh, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë” – u shpreh Basha.
Ai më tej risolli në vëmendje përpjekjet për të pamundësuar që Koalicioni Euroatlantik të mos ishte alternativë në 11 maj dhe që shqiptarët të mbaheshin në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje.
Sipas tij, të pretenosh sot se zgjidhja është Edi Rama është të jesh kundër familjes dhe Shqipërisë, ndërsa të votosh sot PD për të nxjerr Ilir Metën deputetë, është t’u bësh padrejtësi demokratëve dhe opozitarëve.
“U bë gjithçka për të pamundësuar një alternativë që nuk i mban shqiptarët në rrethin e zgjedhjeve pa zgjidhje. U përdor çdo “plumb” për ta penguar, dhe ju në Dibër e dini mirë që u tentua të mos lejohej Koalicioni Euroatlantik të hynte në zgjedhje.
Të pretendosh se zgjidhja është Edi Rama do të thotë të jesh kundër familjes, kundër Shqipërisë. Të thuash sot se voton për PD dhe të nxjerrësh Ilir Metën deputet është, në minimum, një padrejtësi ndaj opozitarëve dhe demokratëve” – tha më tej Basha.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128