Përplasje mes Veliajt dhe Ramës? Paralajmëron analisti: Erioni mendon se është ‘viktimë politike’ dhe s’e respekton kryetarin e PS

Analisti Baton Haxhiu ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyre, Erion Veliajn si kryebashkiak të Tiranës.
I ftuar në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, analisti Baton Haxhiu është shprehur se pas këtij vendimi pro Veliajt, prite të ketë përplasje dhe beteje mes kryebashkiakut dhe kryeministrit Edi Ramës.
Sipas Haxhiut, duke qenë se është i mbyllur në qeli, Erion Veliaj e sheh veten si viktimë politike dhe se ai tashme s’ka rrugë tjetër, por veç përplasjen.
Baton Haxhiu shprehet se Veliaj nuk e respekton kryetarin e PS, pasi po të ishte ashtu, do jepte dorëheqje dhe nuk do ta mbante peng kryeqytetin.
“Kemi thënë rreth një muaj më parë që Erion Veliaj është i izoluar dhe ka kohë të bëjë beteje politike. Nuk jam i befasuar dhe për këtë rezultat. Ideja tash e tutje, duke qene i mbyllur ai mendon që është viktimë politike.
Pas këtij rezultati, ai do ta nisë betejën politike, duke qenë se është i izoluar dhe e quan veten si viktimë politike.
S’ka rrugë tjetër më. Ai nuk dha dorëheqjen. Moralisht nuk i intereson se është i akuzuar për korrupsion.
Mendoj që do përplaset me Ramën, s’ka rrugë tjetër. E para një njeri që e respekton kryetarin e PS-së për që ka ndodh, ai jep dorëheqjen dhe liron vendin dhe nuk e mban peng kryeqytetin.
Fakti që ai e mban peng kryeqytetin, për arsye se bën beteje politike, jam i bindur që beteja e tij është pakthim.
Sa do të jetë i suksesshëm është çështje tjetër… Si mund të udhëheqë dikush nga burgu?
Nuk e di si mund ta projektojmë një lidership të Tiranës që ta udhëheqë nga burgu. Moralisht është e pa qëndrueshme. Ligji ja jep të drejtën atij ta kërkojë pafajësinë deri në fund, ta presë atë pafajësi, por qyteti nuk e pret pafajësinë e tij deri në zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk është e drejtë në aspektin moral.
Për faktin që prokuroria me vendim gjykate e mban ende në qeli, unë mendoj që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, moralisht ai s’mund të qëndrojë në burg. Është një vendim që edhe pse duket procedural dhe se shkelja edhe pse shkelja e ligjit…Është kontraktikë që dikush që është në burg, mund ta udhëheqë kryeqytetin”- u shpreh Baton Haxhiu.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128