Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë!

29 Janar 2025, 19:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë!

Primaret në Partinë Demokratike u diskutuan në ‘Studio Live’ me Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD dhe gazetarët Poli Hoxha dhe Anri Bala.

Poli Hoxha theksoi se herët e tjera që janë bërë primaret në PD nuk ka pasur transparencë, ndërsa kësaj here Berisha po i mban varur ato. 

'Përveç një premtimi i rikthimit të zotit Berisha, vetë është zgjedhur me primare. Në këtë kuptim do ishte një bumerang nëse Berisha do bënte një hap pas. Bëri një sprovë shumë të madhe, sprova e parlamentit e karriges, sprova personale. Në pikëpamje parimore, kjo punë është e kryer. Ka një problem, listat e mbyllura dhe primare janë dy vija paralele që nuk shkojnë. Berisha këtej nën primare, andej Deputeti që duam, ndërsa dy vetë i mbyllën listat më keq se ç’ishin. Këto primare kanë një kontradiktë shumë të fortë me ç’janë në vetvete primaret. Doli dhe Shemsi Prençi që thoshte më kanë vjedhur. Nuk ka transparencë. Kjo parti synon të rrëzojë Edi Ramën, që vetë vendos dhe vetë ndryshon. Po i mban të gjithë varur. Ashtu siç Berisha po i mban varur me primaret. Akoma po diskutohet për teknikalitetet e primareve. Ka kërkesa që do mbahet në rang kombëtar. I dyti varianti në rang qarku. Prapë do jetë përçarës. Akoma më e rëndë, varianti tjetër që disa i zgjedh kryesia apo Këshilli Kombëtar. Të gjitha këto janë një real politik, ashtu siç e shikoj. Aty brenda ka debate të rënda.'

 

Po ndodh...