Projekti për të goditur SPAK-GJKKO/ Rama pret Bardhin për pazarin e madh!
Duket se pas testimit të suksesshëm me bashkimin e votave për Amnistinë Penale nga e cila përfituan eksponentë të korrupsionit, radhën për pazar në parlament, e ka projekti i Ramës për të ndërhyrë në Drejtësinë e re.
Këtë të mërkurë diskutimi i parashikuar në konferencën e kryetarëve në Kuvend, për projekt-rezolutën e PS, për të ashtuquajturën luftë kundër korrupsionit, u shty për në një seancë tjetër.
Argumenti i kryetares, Lindita Nikolla, ishte se një pjesë e anëtarëve të opozitës, nuk ishin të pranishëm në konferencën e kryetarëve.
Në fakt ai që mungon është Gazment Bardhi, i cili u përdor me sukses nga PS dhe Ulsi Manja në testin e Aminstisë Penale e cila ishte hapi i parë për ti dërguar mesazh nga "sovrani" parlament, SPAK dhe GJKKO.
Bardhi ndodhet në Gjermani dhe kthimin e tij me sa duket nuk e pret vetëm SPAK, (dje i caktoi datën e re të paraqitjes më 25 maj), por e pret edhe Edi Rama për të çuar përpara projektin e tij, me të cilin synon që të fusë "ligjërisht" shkopinj në rrotat e SPAK-GJKKO dhe të dobësojë fuqinë e tyre, të cilën e morën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016.
Ashtu si mesazhi që Rama u ka dërguar pronarëve të medieve dhe ata drejtuesëve të tyre që Bardhin ta trajtojnë si "aset", po njësoj po e trajton edhe nëpërmjet Nikollës në parlament: Astet kyç në pazarin e madh që ka vulosur me Berishën, për ti shpëtuar që të dy drejtësisë./Alfapress.al
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128